Ferizaj kampion vjeshtor

Hendboll

Ferizaj kampion vjeshtor

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 19:50
Ferizaj

Ferizaj është kampion vjeshtor i Kosovës me 22 pikë.

Të dielën skuadra ferizajase fitoi ndaj Ulpianës me rezultat të lartë, 69:14.

Hendbollistja Anja Bojaniq i kishte 14 gola, ndërsa nga 10 i shënuan Elsa Kongjeli e Aida Stagova.

Tek Ulpiana tetë gola i kishte Dineta Halili.
Ulpiana është e fundit me dy pikë.

Po të dielën, Vëllaznimi fitoi ndaj Jusuf Gërvallës në Deçan me rezultat 29:24. Vëllaznimi është i teti me pesë pikë, sa i ka edhe Jusuf Gërvalla në vendin e shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat