Finalja Francë – Norvegji

Hendboll

Finalja Francë – Norvegji

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 20:33
Norvegji

Në Herning të Danimarkës të premten janë luajtur gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të hendbollit për femra.

Në praninë e 12 mijë shikuesve, fillimisht janë përballur Danimarka dhe Norvegjia.

Në një ndeshje të jashtëzakonshme, fitore ka shënuar Norvegjia me rezultat 29:28.

Por te fitorja norvegjezet kanë ardhur vetëm pas vazhdimeve. Danezet kanë dominuar plotësisht pjesën e parë dhe në pushim shkuan me epërsi prej pesë golash, 14:9.

Norvegjia u kthye në pjesën e dytë dhe barazoi në fund 23:23. Kështu u luajtën vazhdimet, pas të cilave festuan norvegjezet. Henny Reistad udhëhoqi Norvegjinë duke i realizuar plot 15 gola.

Në gjysmëfinalen e dytë, Franca ka dominuar plotësisht dhe ka mposhtur Suedinë me rezultat 37:28.

Të dielën prej orës 16:00 është ndeshja për vend të tretë mes Suedisë dhe Danimarkës.

Finalja Francë - Norvegji zhvillohet prej orës 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat