Të enjten grumbullimi i radhës i Kosovës U18

Hendboll

Të enjten grumbullimi i radhës i Kosovës U18

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 18:37
Kosova U18

Pas grumbullimeve të shumta dhe turneut shumë të rëndësishëm në Belgjikë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll të enjten e fillon kampin e fundit për këtë vit kalendarik.

Hendbollistët 18-vjeçarë do të mblidhen në Prishtinë, ndërsa do të qëndrojnë së bashku deri të shtunën. Janë planifikuar gjashtë stërvitje që do të shërbejnë për ngritje të mëtejme të nivelit.

Selektori Bujar Qerimi ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar në këtë grumbullim.

Lojtarët do ta kalojnë në shtëpitë e tyre ndërrimin e moteve, ndërsa do të mblidhen sërish në ditët e para të janarit.

Më 5 janar në Shkup, Kosova U18 e luan ndeshjen e parë kualifikuese për Evropian. Takohet me Zvicrën. Më 6 janar është ndeshja me Sllovakinë, ndërsa më 7 janar me Maqedoninë e Veriut.

Lista e lojtarëve

1. Lum Xhemajli KH Prishtina
2. Amar Muqolli KH BESA FAMGAS
3. Olsi Mulaj KH BESA FAMGAS
4. Bilall Mazrekaj    KH Decani
5. Përparim Kuqi KH Decani
6. Isuf Kadrija KH Decani
7. Granit Kadiri KH Rahoveci
8. Olt Kabashi KH BESA FAMGAS
9. Ilir Istrefaj KH BESA FAMGAS
10. Bleron  Imeraj RK Zamet
11. Elton Hysenaj KH Deçani
12. Eltjion Hoxha TG Landshut
13. Edonis Hajra KH BESA FAMGAS
14. Dren Gashi KH Dukagjini
15. Eminent Dobraj KH Decani
16. Joel Elias Cubi SC Bottrop
17. Eris Beqiri KH Trepca
18. Olt Bajrami KH Decani
19. Erion Bajrami  KH Prishtina
20. Etnik Bajoku KH Llapi
21. Xhafer Alimusaj    KH Decani
22. Diolen Ajvazi KH Kastrioti
23. Durim Talla  KH Llapi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat