Më 22 janar shpallen më të mirët e hendbollit

Hendboll

Më 22 janar shpallen më të mirët e hendbollit

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Ceremonia “Laureatët e Vitit 2023” do të mbahet më 22 janar. Kështu ka vendosur Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit.

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit dhe mori edhe disa vendime tjera me rëndësi.

Është vendosur që miniafati kalimtar i janarit të jetë i hapur prej 7 deri më 15 janar.

Stinori pranveror në Superligën e hendbollistëve do të fillojë më 3 shkurt, ndërsa në Superligën e hendbollisteve më 9 mars, për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare që janë gjatë muajit shkurt.

Superliga e hendbollistëve vazhdon me xhiron e 15-të. Ndeshjet e kësaj xhiroje janë: Prishtina – Rahoveci, Kastrioti – Trepça, Vushtrria – Besa Famgas, Deçani – Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat