Kosova U18 të premten luan me Zvicrën

Hendboll

Kosova U18 të premten luan me Zvicrën

Më: 4 janar 2024 Në ora: 14:42
Pamje nga një stërvitje

Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës të enjten kanë udhëtuar për në Shkup.

Në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, Kombëtarja U18 do të zhvillojë kualifikimet për Kampionatin Evropian të këtij viti. Kosova është në Grupin B së bashku me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën e Sllovakinë.

Ndeshja e parë e Kosovës U18 është ndaj Zvicrës, të premten nga ora 12:00 në palestrën “Avtokomanda”.

Të shtunën prej orës 12:00 është ndeshja me Sllovakinë, ndërsa të dielën prej orës 15:00 me Maqedoninë e Veriut.

Dy të parat në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa dy Kombëtaret tjera do të luajnë në Divizionin B.

Kualifikimet janë përvojë shumë e mirë për këtë gjeneratë që tashmë ka pasur shumë grumbullime e po ashtu ndeshje miqësore ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat