Zvicra e fortë për Kosovën

Hendboll

Zvicra e fortë për Kosovën

Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:15
Kosova U18

Kosova U18 mposhtet nga Zvicra në ndeshjen e parë kualifikuese

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin e këtij viti.

Në Shkup, Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve u mposht nga Zvicra me rezultat 33:19.

Përkundër angazhimit, djemtë tanë nuk shfaqën mjaftueshëm sa për të shmangur humbjen nga zviceranët e rinj.

Ka pasur elemente të mira në ndeshje, por edhe shumë lëshime e dobësi të cilat shpresohet të jenë më të rralla në dy ndeshjet e ardhshme.

Të shtunën prej orës 12:00, Kombëtarja jonë luan ndaj Sllovakisë.

Të dielën është ndeshja me Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat