Kaosi në hendboll dhe çudia e pezullimit të aktivitetit!

Hendboll

Kaosi në hendboll dhe çudia e pezullimit të aktivitetit!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 janar 2024 Në ora: 13:16
Pamje nga një ndeshje

E mira të hendbolli ndodhi të Kastrioti i Ferizajt, e morën djemtë e ri me Fisnik Jasharin, e kthyen stabilitetin dhe po shkojnë drejt shkëlqimit.

E dijmë të gjithë rastin e Kastriotit gjatë verës kur pati akuza të rënda duke e quajtur klubin si organizatë kriminale!

Ajo që më ka çudit mu si gazetar shumëvjeçar, që e njoh këtë klub në thelb, kurrë në jetë nuk kam pa paraushtarak, mercenar apo ndonjë organizatë kriminale që sillej rreth klubi të Kastriotit, pos që disa i kam pas me buxhet pak më të mirë e disa nuk kanë pas para as për çorapë për vete me ble dhe e kanë udhëheq klubin.

Merre me mend, pare nuk kanë pas as për çorapë e shef i klubit!

Ardhja e Fisnik Jasharit, i dha shkëlqim klubit!

Vëllaznimi i Gjakovës është emër i traditës dhe ka burra të hendbollit atje. Askush nuk e ka të drejtën një klub më traditë ta shpall se e ka pezulluar aktivitetin se ka krizë!

Nuk je i zoti burrë me gjet sponsor, jep dorëheqje e lësho rrugë por Vëllaznimi nuk shuhet se nuk është klub i individit e as i lagjes “Emin Duraku”.

Sa e dij Gjakova ka kryetar komune e ka Zot shtëpie. Shkoni në Komunë e dorëzojani çelësin Ardian Gjinit dhe ai duhet ta dijë se Vëllaznimi është klub me traditë e të bëjë zgjidhje se është kryetar i komunës, nuk është kryetar i lagjes. Askush nuk e ka të drejtën që të shpall aktivitetin: Pezullim!

Vëllaznimi është klub që ka dhënë shumë luftëtarë në radhët e UÇK-së dhe dëshmor Bashkim Idrizin!

Marre është sot dikush me shpall pezullimin e aktivitetit nëse përnjëmend e ka shpallur!

Vëllaznimi është emër i madh!

E them dhe prapë e përsëriti: Faktori njeri është fajtor për kriza nëpër klube!

Ja Fisnik Jashari lere që e stabilizoi klubin, po në fund të vitit i shpërbleu edhe me një darkë solemne dhe me muzikë: Jasha! Krijoi një atmosferë në klub, bravo i qoftë. 

Qytetarët e dashamirët e hendbollit në Gjakovë, me strajcë lypni para e Vëllaznimi nuk shuhet!
Pse faktori njeri është fajtor?

Këta burrat e hendbollit, vishen mirë e me kravata, me gellin e shtrenjtë që të duken mirë, disa prej tyre jo të gjithë, ka pas raste që as një centi nuk e ka pas në xhep.

Nuk i duhen hendbollit njerëz me frizura e me kravata, njerëz që kanë fuqi me thith para ka sponsorët dhe ky sport me pak investime ka brumin me bë gjëra të mëdha.

Merre me mend klubet e volejbollit përfituan 470 mijë euro në vit nga ligji për sponsorim, nga 30 përqindshi, këta klubet e hendbollit 204 mijë euro! Këtu shihet se faktori njeri është fajtor.

Klubet nuk janë në gjendje mi pas 20 mijë euro buxhet vjeshtor, pra shumica e klubeve, një klub i basketbollit i jep një basketbollistit pagë 8.000 apo 6.000 euro.

Do të thotë rreth 100 mijë për një basketbollist i jep në vit e hendbolli me buxhet një klub e kalon me 40 mijë euro e me 18 lojtarë dhe një trajner!   

Kjo është për faqe të zezë për hendbollin! Besa Famgas, Trepça, Kastrioti, që besa Rahoveci është bë fuqi e po iu jep leksion hendbollit, me organizim e financim, klubet tjera, po shuhen sot e po shuhen nesër!

Të femrat, janë klubet sot për nesër sepse janë në krizë shumica, as Istogu nuk ka siguri, sepse një krizë e thellë, i fut në kaos dhe drejt kapitullimit!

Krejt në fund, ku na ishte hendbolli e ku e prunë, për me vajtuar i madh dhe i vogël!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat