Shabani ndahet me Trepçën 

Hendboll

Shabani ndahet me Trepçën 

Nga: K. G. Më: 7 janar 2024 Në ora: 18:40
Pamje nga një ndeshje

Hendbollisti Lulzim Shabani ndahet me Trepçën e Mitrovicës. Ai nuk ka bërë të ditur se ku do të vazhdojë karrierën por ka gjasa që t’i bashkohet Kastriotit të Ferizajt.    

“Pas një periudhe njëvjeçare në KH Trepça kemi përfunduar bashkëpunimin.

Dua që të falënderoj kryetarin e klubit Bujar Istrefi si dhe të gjithë stafin teknik e bashkëlojtarët e klubit për mikpritje dhe respektin e treguar ndaj meje.

Ata të cilët ndonjëherë i kemi hidhëruar por që edhe i kemi gëzuar janë tifogrupi ‘Torcida’; andaj dua të ju falënderoj po ashtu pasi që ishit shtylla jonë e sukseseve.

Suksese të mëtutjeshme KH Trepça”, ka bërë të ditur Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat