Kosova gati për Britaninë e Madhe

Hendboll

Kosova gati për Britaninë e Madhe

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:06
Pamje nga stërvitja

Atmosferë e shkëlqyer ishte te Kombëtarja A e Kosovës në hendboll në stërvitjen e radhës, të mbajtur të hënën mbrëma.

Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, djemtë tanë kanë punuar me përkushtim e seriozitet maksimal.

Është punuar në elemente të ndryshme, kryesisht taktike, dhe niveli sa shkon e rritet.

Grupi tashmë është thuajse i kompletuar, ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm që ndaj Britanisë së Madhe pritet paraqitje dhe fitore bindëse.

Kombëtarja jonë vazhdon me stërvitje edhe të martën, ndërsa ndeshja me Britaninë e Madhe është të mërkurën prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat