Kombëtarja e Kosovës synon fitoren ndaj britanikëve

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës synon fitoren ndaj britanikëve

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:40
Pamje nga një stërvitje

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është plotësisht e gatshme për ndeshjen e parë me Britaninë e Madhe.

Kosova dhe Britania e Madhe përballen të mërkurën prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Është kjo ndeshja e parë e raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026. Ndeshja e dytë është të shtunën në Derby të Anglisë. Por Kombëtarja jonë synon që në ndeshjen e parë ta bëjë hapin e madh drejt kualifikimeve të rregullta.

Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi janë grumbulluar javën e kaluar, kur edhe i luajtën dy miqësore me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kombëtarja ka vazhduar më pas punën në Prishtinë, ndërsa atmosfera është shumë e mirë.

Kombëtarja jonë është favorite ndaj Britanisë së Madhe, ndërsa këtë duhet ta dëshmojë në fushën e lojës.

Në nëntor, Kombëtarja jonë i luajti dy ndeshje të forta me Sllovakinë në kualifikimet për Botëror.

Njërën prej tyre e fitoi.

Tjetër fitore në Prishtinë synohet të mërkurën mbrëma ndaj Britanisë së Madhe, që në nëntor pësoi dy humbje të thella nga Finlanda.

Grupi i lojtarëve është kompletuar të martën dhe të gjithë lojtarët që ishin në listë janë të gatshëm për lojë. Shpresohet edhe në përkrahje të madhe nga tribunat e palestrës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat