Kastrioti përforcohet me Deniz Terziqin, rriten ambiciet për trofe 

Hendboll

Kastrioti përforcohet me Deniz Terziqin, rriten ambiciet për trofe 

Nga: K.G. Më: 12 janar 2024 Në ora: 22:47
Deniz Terziqi e Fisnik Jashari

Klubi me renome i hendbollit Kastrioti i Ferizajt, ka përforcuar radhët me njërin ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë. 

Përforcohen me Deniz Terziqin.

Përforcim i madh dhe që i shton gjasat e qendrës së hendbollit që të luftojnë për trofe.

“Deniz Terziqi i bashkohet KH Kastriotit.

Me krenari dhe gëzim të madh, ekipi ynë i hendbollit ka nënshkruar kontratën me një nga hendbollistët më të mirë në vend, Deniz Terziqi! 

Së bashku me talentin e tij të golave të bukur, asistimet mjeshtërore dhe organizimit të lojës jemi të bindur se do të shkëlqejmë në fushën e hendbollit dhe do të sjellim një kupë shpërblimi për fansat e qytetit tonë! 
KH Kastrioti - Krenaria e Qytetit”,
njofton KH Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat