Ja si doli Trepça në Bjellovar me Partizanin

Hendboll

Ja si doli Trepça në Bjellovar me Partizanin

Nga: K.G. Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:35
Trepça e viteve të 80-ta

Trepça e Mitrovicës vetëm një edicion ka qëndruar në elitën e hendbollit të ish shtetit që vdiq në vitin 1991 (ish Jugosllavia).

Më 25 prill të vitit 1981, Trepça ka luajtur në Bjellovar të Kroacisë, me Partizanin.

Skuadra nga Bjellovari shënoi fitore me rezultat 27:23 ndaj Trepçës, në kuadër të javës 22-të-të.

Hendbollisti Basri Tupella ka qenë më efikasi me 8 gola në petkun e Trepçës. 

Partizani renditej në vend të 13-të me 16 pikë e Trepça e fundit (i 14-ti) me 11 sosh. 

Megjithatë Trepça kishte tre ndeshje më pak.

Partizani – Trepça 27:23 (11:7)

Palestra e sportit "Gustav Pwerlbenda" në Bjellovar.
Shkues: 1.000.
Gjyqtarë: Knezheviq (Banjallukë) e Popovq (Duboj). 
Partizani: Gabijanec, Vukoviq 5, Përvonozhac, Obran 9, Vuglaq, Millosh 3, Prodaniq 1, Janiq 1, Klajiq 5, Smilaniq 3, Podovski dhe Mërgjetko.
Trepça: Jovanovski, Megjedoviq, Selmanaj, Makiqi 3, Llazari, Pejaoviq, Drazheviq 7, Koçanoviq 1, Berisha 3, Tupella 8, Haxhikadriu 1, dhe Dobroshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat