Franca është në rrugë për në gjysmëfinale të Europianit

Hendboll

Franca është në rrugë për në gjysmëfinale të Europianit

Nga: K.G. Më: 20 janar 2024 Në ora: 20:16
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Francës është shumë pranë kualifikimit për në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2024 që po mbahet në Gjermani. 

Francezët shënuan fitoren e dytë në fazën kryesore duke triumfuar me rezultat 39:32 ndaj Islandës. 

Franca mbajti ritmin, pati një avantazh të mirë, bëri më pak gabime teknike në sulm dhe shkoi në pushim me rezultat 17:14. 

Në pjesën e parë, Islanda kishte gjithsej 13 goditje të humbura.

Franca ndëshkoi lehtësisht gabimet e hendbollistëve rivalë dhe rriti epërsinë në 21:16 dhe deri në fund nuk pati asnjë problem për të marrë fitoren e dytë në fazën kryesore.

Franca kryeson në Grupin 1 me 6 pikë e Islanda është në fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat