Danimarka kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 

Hendboll

Danimarka kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 

Nga: K. G. Më: 21 janar 2024 Në ora: 22:15
Pamje nga ndeshja

Në derbin skandinav të grupit 1 të Euro 2024, kombëtarja e Danimarkës festoi me fitore me rezultat 29:23 (18:11) ndaj Norvegjisë 23:29 (11:18) dhe kualifikohen në gjysmëfinale. 

Danezët dominuan ndeshjen, krijuan epërsi me tetë gola (13:5) në minutën e 20-të. 

Pjesa e parë mbyllet me 18:11 për danezët.

Norvegjia e hapi mirë pjesën e dytë me një seri 4:1, duke ngushtuar rezultatin në 19:15. 

Megjithatë, Danimarka tregoi klasin e saj dhe shumë shpejt e ktheu avantazhin e lartë 23:16 duke triumfuar me 29:23.

Lojtarët më të mirë në kombëtaren daneze ishin Lindberg, Gidsel dhe Pitlik të cilët shënuan nga pesë gola, dhe te norvegjezët Blonz shënoi pesë gola.

Danimarka kryeson me 8 pikë e Norvegjia është në vend të pestë me 2 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat