Sllovenia i shkaktoi humbjen e parë Danimarkës 

Hendboll

Sllovenia i shkaktoi humbjen e parë Danimarkës 

Nga: K. G. Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:08
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Sllovenisë e ka mposhtur me rezultat 28:25 Danimarkën në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit 2 të fazës së dytë të Kampionatit Evropian në hendboll.

Interesant është fakti që sllovenët i shkaktuan humbjen e parë danezëve pas 16 ndeshjeve zyrtare. Humbjen e fundit e pati kundër Spanjës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian dy vite më parë.

Që nga atëherë, Danimarka e ka mposhtur Francën në Kampionatin Evropian të lartpërmendur, Belgjikën, Bahreinin, Tunizinë, SHBA-në, Egjiptin, Hungarinë, Spanjën dhe Francën në Kupën e Botës, barazoi me Kroacinë në Kupën e Botës dhe këtë vit mundi Çekinë. Greqinë, Portugalinë, Holandën, Suedinë dhe Norvegjinë.

Sllovenët do të luajnë kundër Gjermanisë, Hungarisë apo Austrisë në luftë për vendin e pestë.

Te Sllovenia më efikasit ishin Kristaj Horzhen me gjashtë gola dhe Aleks Vlah me pesë. Në radhët e Danimarkës, Niclas Vest Kirkelokke dhe Lukas Linhard Jorgensen shënuan secili nga gjashtë gola.

Në Grupin 2, kështu duket renditja: Danimarka 8. Suedia 6, Sllovenia 6, Portugalia 5, Norvegjia 2 dhe Holanda 1 pikë.

Danimarka dhe Suedia janë kualifikuar në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat