Shtyhet për një javë fillimi i stinorit pranveror në Superligën

Hendboll

Shtyhet për një javë fillimi i stinorit pranveror në Superligën

Më: 24 janar 2024 Në ora: 23:02
Pamje nga një ndeshje

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt), të shtyhet për një javë.

Stinori pranveror ishte planifikuar të fillonte më 3 shkurt, por me kërkesë të klubeve, për shkak të telasheve me ngrohje në palestra, është shtyrë për një javë.

Ndeshjet e para kampionale për këtë vit do të zhvillohen më 10 e 11 shkurt.

Për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare gjatë muajit shkurt,  Superliga e femrave vazhdon më 9 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat