Një tjetër rekord evropian, më shumë se një milion shikues në 65 ndeshje të hendbollit

Hendboll

Një tjetër rekord evropian, më shumë se një milion shikues në 65 ndeshje të hendbollit

Nga: K. G. Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:24
Tifozët

Fillimi i Kampionatit Evropian në Gjermani u shënua me një numër rekord të shikuesve (mbi 55 mijë) në dy ndeshjet e para në Duseldorf, ku luajtën Maqedonia - Franca dhe Gjermania - Zvicra, ndërsa fundi shënohet edhe me një tjetër rekord.

Kampionati Evropian në hendboll që po zhvillohet në Gjermani, do të mbahet mend si i pari në të cilin më shumë se një milion shikues i kanë ndjekur ndeshjet në salla!

Më konkretisht, 1.008.660 spektatorë ishin në tribunat në Dusseldorf, Berlin, Mannheim, Munih, Hamburg dhe Koln.

Kur këtij rekord t'i shtohen edhe shikuesit nga dy ndeshjet e nesërme, numri do të jetë edhe më i madh.

Në “Lanxes Arena” të Koln do të luhet finalja mes Francës dhe Danimarkës, si dhe ndeshja për vendin e tretë mes Suedisë dhe Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat