Vdes Morina, njeriu që i dha shumë sportit të Kosovës 

Hendboll

Vdes Morina, njeriu që i dha shumë sportit të Kosovës 

Nga: K.G. Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 19:52
Çerkin Morina

Kosova mbetet edhe pa një sportist të respektuar e që i dha shumë sportit në kohërat e ndryshme sidomos në vitet më të rënda, në kohën e gjeneratës së sakrificës, në rezistencë ndaj regjimit serb.

Trajneri i hendbollit Çerkin Morina sot ka ndërruar jetë. 

Lajm i hidhur për komunitetin e hendbollit dhe në përgjithësi sportin e Kosovës.

Image

Çerkin Morina, i dyti në këmbë nga e djathta

Gazetari Jeton Morina ka konfirmuar lajmin për ikjen në amshim të trajnerit legjendar të KH Drenicës nga Drenasi.

“Lamtumirë legjendë, lamtumirë kusha im i paharruar.

Sapo mora  ndër lajmet më të dhimbshme në jetën time, paska ik në amshim hendbollisti, trajneri, pedagogu, njeriu aq i urtë, aq i mençur, aq i mirë, aq i drejtë por edhe aq i vendosur në qëndrimet e tija: profesor Çerkin Morina.

Profesori ishte pjesë e brezit të dytë të hendbollistëve  të Drenicës në vitet 70-të, pjesë e brezit të artë të  klubit kur garonte në Ligën Kosovaro- maqedone (vitet e 80-ta).

Ishte trajner i klubit në vitet sa të vështira aq edhe të lavdishme vitet e Pavarësimit të hendbollit kosovar (vitet 90- ta).

Çerkini krijojë breza të tërë të sportistëve, punojë më pionier, fatosa dhe ishte kryetrajner shumëvjeçar i KH Drenica.

Pa Çerkinin vet jeta e përditshme e atyre që e njohën nuk është e njëjtë më ato humore të pafundme, më at sinqeritet e dashuri ishe më i veçanti nga të tjerët. Do të mbetesh i përjetshëm në kujtimet tona o Çerkin Morina.

Parajsa në qiell pranon engjëjt se ata nuk jetojnë në tokë.

Pusho i qetë Profesor, të gjithë jemi të përkohshëm”, ka shkruar jeton Morina.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat