Fitore e Kastriotit në kryeqytet

Hendboll

Fitore e Kastriotit në kryeqytet

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 18:18
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti i Ferizajt ka vazhduar me fitore.

Në kryeqytet, Kastrioti e mposhti Prishtinën me rezultatin 34:29.

Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kastrioti është i katërti me 20 pikë. Prishtina mbetet e pesta me 14 pikë.

Skuadra ferizajase u shkëput herët në rezultat dhe mbajti epërsi bindëse deri në fund.

Pjesa e parë përfundoi 19:11 për Kastriotin.

Festim Mustafa ishte më efikasi te Kastrioti me 10 gola. Tetë i kishte Deniz Terziqi, derisa 5 i shënoi Rron Ramadani.

Te Prishtina, Oltion Beshiri i realizoi 14 gola. Enis Kuleta i shënoi 5 gola, ndërsa Albi Gjuka 4.

Dy ndeshje tjera janë të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat