Publikohet lista e Kombëtares U18, synohet kualifikimi në Botëror

Hendboll

Publikohet lista e Kombëtares U18, synohet kualifikimi në Botëror

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 13:58
Kosova

Kryetrajneri i Kombëtares U18, Mitat Ferati, ka publikuar të martën listën e lojtareve të ftuara në grumbullimin për kampionatin IHF Trophy Intercontinental, që prej 28 shkurtit deri më 3 mars mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Në listën e gjerë janë 17 lojtare, ndërsa 14 prej tyre udhëtojnë për në Uzbekistan.

Grumbullimi i Kombëtares U18 do të bëhet të mërkurën (21 shkurt) në Prishtinë.

Kombëtarja do të ushtrojë në Kosovë deri më 26 shkurt, kur është udhëtimi për në Uzbekistan.

IHF Trophy Intercontinental është ngjarje kualifikuese për Kampionatin Botëror U18, që mbahet në verë. Kualifikimi në Botëror është synimi i Kombëtares sonë.

Kosova U18 është në grup me Guatemalën dhe Uzbekistanin. Në grupin tjetër janë Guadalupe, Kaledonia e Re dhe Nigeria.

Më 29 shkurt, Kosova luan me Uzbekistanin. Më 1 mars është ndeshja me Guatemalën. Më 2 mars janë ndeshjet gjysmëfinale dhe ndeshja për vend të pestë. Ndërsa ndeshja për vend të tretë dhe finalja janë më 3 mars.

Të kujtojmë që hendbollistët tanë të grupmoshës U21 kanë shkruar histori duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror të mbajtur në Spanjë. Një sukses të tillë e synojnë edhe hendbollistet e reja. Ato vjet e fituan vendin e parë në IHF Trophy për zonën evropiane dhe kështu u kualifikua për fazën ndërkontinentale.

Lista e lojtareve

Diona Dresh Oppegard IL (NOR)

Andra Uglan idrettsforeningen Borg (NOR)

Daorsa Bic iLanghus IL (NOR)

Orgesa Gola KHF Shqiponja (KOS)

Arjeta Imeraj KHF JUSUF GËRVALLA (KOS)

Arona Krasniqi KHF Prishtina (KOS)

Albina Pllana KHF Prishtina (KOS)

Iurosana Haskaj KHF Shqiponja (KOS)

Melisa Hoxha Kolbotn IL (NOR)

Bulëza Maksuti KHF Kastrioti (KOS)

Verona Hasani KHF Shqiponja (KOS)

Rita Esrefi Oppsal IF (NOR)

Eliona Halimi Fjellhammer IL (NOR)

Sara Gjergjaj HSG NWS (SUI)

Zoja Kameraj Backa HK (SWE)

Laura Maqedonci HK Ankaret (SWE)

Alina Shabani HSG Freiburg (GER):

Mitat Ferati, kryetrajner

Albulena Basha, trajnere

Edona Rugova, trajnere

Diellza Tahiraj, tizioterapiste

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat