Jeton Bislimi gati që të përballet me ish skuadrën e tij: Forca jonë është grupi

Hendboll

Jeton Bislimi gati që të përballet me ish skuadrën e tij: Forca jonë është grupi

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 14:55
Jeton Bislimi

Rahoveci pretendon fitoren e 17-të në Superligën e Kosovës në hendboll.

Përballja Kastrioti – Rahoveci është derbi i javës së 17-të dhe luhet nesër në orën 19.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Ish hendbollisti i Kastriotit, Jeton Bislimi, aktualisht pjesë e liderit të kampionatit, Rahoveci.

“Ndeshjen e shoh si të fortë ndaj Kastriotit, përparësi e kemi grupin tonë që funksionon mirë”, thotë Bislimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Bislimi tregon se ku i kanë pikat e forta dhe a është i emocionuar që do të ballafaqohet me ish skuadrën e tij dhe me publikun ferizajas.

”Forca jonë është grupi, edhe besojmë që do të vazhdojmë edhe me fitoren e 17-të edhe pse nuk do të jetë lehtë por besoj që në fund do të triumfojmë që të vazhdojmë ecurinë e mirë që e kemi.

Emocione janë normal se kundër ekipit e shikuesve të cilët me ka dhënë shumë si lojtar edhe që jam falënderues tonë karrierën pa ta nuk isha bë ky që jam sot”, thotë Bislimi.

Rahoveci është në vend të parë me 32 pikë dhe Kastrioti në të katërtin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat