Finish dramatik në Ferizaj, Rahoveci nuk ka të ndalur 

Hendboll

Finish dramatik në Ferizaj, Rahoveci nuk ka të ndalur 

Nga: K. G. Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 20:42
Pamje nga ndeshja

Rahoveci e ka regjistruar fitoren e 17-të nga 17 ndeshjet e deritashme në Superligën e Kosovës në hendboll.

Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 36:34 (20:14) ndaj Kastriotit, në takimin që është zhvilluar në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.  

Lideri i kampionatit, Rahoveci, ka treguar lojë më të mirë në pjesën e parë, duke udhëhequr me 6 gola (14:20) në minutën e 30-të.

Ndeshjen e përcollën rreth 1.000 shkues, të cilët panë një lojë të mirë.

Edhe pjesa e dytë ka qenë e mirë mes këtyre skuadrave.

Në minutën e 35-të, Rahoveci shkëputet në epërsi prej 7 golave (17:24) ndaj vendasve.  

Në minutën e 50-të, Kastrioti ngushtoi rezultatin në tre gola (29:32).

Finish dramatik, ngushtohet rezultati në 34:35 por Rahoveci shënoi në sekondat e fundit për fitoren 34:36.V

Victor Alonso i shënoi 11 gola për Rahovecin. Nëntë i kishte Alban Haziri, ndërsa shtatë i shënoi Jon Muqolli.

Te Kastrioti, Deniz Terziqi i kishte 11 gola. Nga gjashtë i shënuan Rron Ramadani e Lulzim Shabani.

Rahoveci kryeson me 34 pikë dhe Kastrioti renditet në vend të katërt me 18 sosh.

Po të shtunën, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin me rezultat 46:17.

Prishtina fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 46:26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat