Trajneri i WHC Çair, Basri Latifi, i revoltuar nga arbitrat në Maqedoni të Veriut

Hendboll

Trajneri i WHC Çair, Basri Latifi, i revoltuar nga arbitrat në Maqedoni të Veriut

Më: 17 mars 2024 Në ora: 18:56
Basri Latifi të banka e delegatit

Një turp i madh sportiv ka ndodhur sot në derbin e hendbollit për femra mes Metalurg dhe Çair-it, në kuadrin e javës së 17-të të Superligës së Maqedonisë.

Në këtë ndeshje, dyshja e arbitrave Sasho Krkachev dhe Goko Kolevski dhanë 12 përjashtime nga 2 minuta dhe një karton të kuq për skuadrëm shqiptare.

Ata ishin skandaloz.

Metalurgu ka shënuar fitore me rezultat 27:25 (13:11) ndaj skuadrës shqptare Çairi.  

Trajneri Basri Latifi i revoltuar pas ndeshjes për ndodhitë në këtë derbi deklaroi për Open-TV se plotë 26 minuta të lojës luajtën me lojtare më pak, e sidomos në momente vendimtare të lojës. 

"Skandal, gati një pjesë kemi luajtur me një hendbolliste më pak:

Ne do të ankohemi në Federatë, por e di si përfundojnë ankesat tona, dalim të dënuar!", tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat