Kosova më e mirë se bullgarët

Hendboll

Kosova më e mirë se bullgarët

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 15:53
Kosova

Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në hendboll, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të Divizionit të dytë që zhvillohet ne Varna të Bullgarisë nga data 14-22 husht e mundi Përfaqësuesen U18 te Bullgarisë me rezultat 30:25 (17:11) pas një loje dominuese nga fillimi dhe thuaja se deri ne fund te takimit. Kryetrajneri Verim Zherka këtë përballje e shfrytëzojë për të parë se ku gjenden hendbollistëve të tij nga ana teknike- taktike dhe fizike, duke sprovuar gjatë takimit te gjithë që ishin ne bankinë. Duhet theksuar se ritmi i lojës në 12 minutat e fundit ishte në rënie, dhe zbehi ndoshta paksa lojën shumë të mirë te treguar sidomos ne 30 minutata e fundit, por shikuar relativisht Përfaqësuesja e Kosovës pati një paraqitje shumë pozitive.

Kosova – Bullgaria 30:25 (17:11)

KOSOVA: Luzha, Gabetini 1, Abazxhiku, Dugolli 2, Dalladaku, Tahirukaj 6, Shahini 2, Shabani, Hoxha 2, Rudari 2, Mustafa 1, Muqolli 13, Basholli 1, Beqiraj dhe Terziqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat