Ujkaj debutoi, Istogu fiton kundër Kastriotit - Bota Sot
Ujkaj debutoi, Istogu fiton kundër Kastriotit

Hendboll

E martë, 23 tetor 2018

Ujkaj debutoi, Istogu fiton kundër Kastriotit

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 11:34
Ujkaj me bashkëlojtaren e saj

Istogu e ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të enjten në Klinë, Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 28:23. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 16:14. Në fakt, te Istogu ka debutuar Suzana Ujkaj, e cila më shumë luajti në mbrojtje.
Te Istogu më efikasja ishte A. Krasniqi me tetë gola. Te Kastrioti 11 gola i realizoi A. Salihu.
Me këtë ndeshje është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës. Istogu është ngritur në pozitën e tretë me 15 pikë dhe ka zhvendosur Prishtinën në vendin e katërt me 14 pikë. Prinë Vushtrria me 17 pikë, para Shqiponjës me 16. Pritet garë e fortë në pranverë mes këtyre katër skuadrave për titull. Kastrioti është i pesti me tetë pikë.

Istogu – Kastrioti 28:23 (16:14)

Istogu: Shehdadi, Ujkaj, Bakiq, Rrahmani 6, Fejzaj 1, Rugova 7, F. Rexhaj 6, Halitaj, V. Rexhaj, Krasniqi 8, Avdylaj
Kastrioti: Gurgurovci, M. Dinarica, Çerkini 3, A. Salihu 11, A. Dinarica 1, Gashi 1, Stagova 3, G. Salihu 1, Gjukovci 2, Misini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test