Mos e mashtroni veten

Hendboll

Mos e mashtroni veten

Nga: Dervish Berisha Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 19:01
Dervish Berisha

Debate

Hendbolli është në një situatë shumë të vështirë dhe që shpresojnë se do të ia dalin me kalimin e kohës.  Vëllaznimi në të kaluarën çdo herë e ka pasur përforcime të duhura dhe punë profesionale sikurse Besa e Pejës tashmë (meshkujt). Andaj për hendbollin femëror s’ka çka flitet, liga është shumë e dobët, ekipet janë të një niveli më të dobët se vitin e kaluar, por pak dallohen si klubet Shqiponja nga Gjakova, Prishtina, Istogu Vushtrria etj. pak ka ngritje te Drita nga Gjilani, Kastrioti nga Ferizaj, por janë shumë më dobët se vitin që lamë pas.

Sa i përket ndeshjeve në arenën ndërkombëtare nuk mund të mburret askush sepse është katastrofë, për faktin se shumë janë të kënaqur veç me pjesëmarrje, për arsye se shëtisin dhe bëjnë foto reklamuese, kurse rezultati s’ka rëndësi, andaj hendbolli se ka kështu. Ju që mbani ekipe e merrni pjesë në Europë duhet punë, punë e rezultate, se për ata po luajmë dhe jo veç mu shëtitur.  

Punë profesionale, dituri për udhëheqjen e ekipit që shumë pak po bëhet ndryshim gjatë ndeshjes, e dyta rriteni moralin sportiv dhe mbroni ngjyrat e klubit, qytetit dhe të Kosovës qysh i ka hije vërtet një shtetit.  Hiquni ëndrrave, ende mundoheni të arsyetohen se nuk kemi përvojë në arenën ndërkombëtare, çka është ai mashtrim ndaj vetes, ekipit, qytetit, shtetit sepse hendbolli në krejt botën luhet njëjtë si të na që luajmë që 60 vite me një top të njëjtë, me 7 lojtarë, andaj përvoja është puna, nuk punojmë sa duhet e qysh duhet dhe gjejmë  arsye, mu arsyetuar kur humbin mbi 20 gola.

Më mirë me ju shtruar punës e jo lëvdatave që po merrni pjesë, por kundërshtarin më e shkatërruar me lojë cilësore e me forcë, që askund nuk jemi me teknikë e taktikë, moral sportiv, që edhe na mundemi t’i kemi forcën, teknikën, taktikën, moralin, por të ne punohet pak shumë, pak më mirë është me ju shtruar punës jo lëvdatave, se tani keni kohë të përforcoheni me lojtare e lojtarë të mirë, me trajnerë që din e munden dhe dojnë me punuar sa i përket bazës materiale.

E dimë të gjithë, por ata që mbajnë klub t’i bëjnë kushtet ose mos të marrin pjesë me ia humbë vlerën hendbollit dhe mos harroni se nuk ka ekip të pamundur edhe Kampionat Europian, sepse janë gjunjëzuar në Ferizaj dhe Mitrovicë shumë ekipe të mëdha në vitet e 70-ta e 80-ta. Andaj puna është faktori kryesorë që do të rrisë cilësinë dhe do të bie edhe rezultatet, kështu do të mbeteni në vend edhe do të stagnoni edhe më shumë.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat