Kjo ishte mrekullia e Nexhdet Dobroshit para 42 vjetësh - Bota Sot
Kjo ishte mrekullia e Nexhdet Dobroshit para 42 vjetësh

Hendboll

E mërkurë, 17 janar 2018

Kjo ishte mrekullia e Nexhdet Dobroshit para 42 vjetësh

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 12:55
Kjo ishte mrekullia e Nexhdet Dobroshit para 42 vjetësh

Në ndeshjen kampionale të hendbollit, ndërmjet KH ''Vëllaznimi'' - KH "Rudar" (Plevlje), e zhvilluar në Gjakovë, në vitin 1976, kundër KH ''Vëllaznimi" akordohen 11 shtatëshe (penallti). Në portë qëndronte portieri Nexhdet Dobroshi - Busha. Nga 11 shtatëshe (penallti), Busha i mbronë 10 ndërsa 1 përfundoi jashtë portës. Kuriozitet i rrallë i hendbollit, bile me përmasa të hendbollit botëror! Në atë kohë KH ''Vëllaznimi'' garonte në ligën e dytë - Lindja, të ish - Jugosllavisë.

Nexhdet Dobroshi - Busha, karrierën si hendbollist - portier, e filloi si 12 vjeçar, në vitin 1971, në KH ''Vëllaznimi". Ka mbrojtur ngjyrat e ekipeve për disa vite, si: KH ''Vëllaznimi", KH ''Borac" (Ferizaj), KH ''Kosovë" (Vushrri), KH "Besa" (Pejë), KH "Jehona"(Gostivar), "Trepça" (Mitrovicë) dhe KH "Lesna'' (Gradec - Slloveni). Nexhdeti ka zhvilluar 50 ndeshje për reprezentacionin e Kosovës të hendbllit. Vlen të shkruhet se gjatë viteve 1977 - 1979 ka mbrojtur ngjyrat e reprezentacionit të hendbollit të Sllovenisë. Në vitin 1986 Busha shpallet Sportist i Vitit në Gjakovë. Nga vitet 2002 - 2005, Busha shpallet Trajner i Vitit në Gjakovë. Po të njëjtat vite shpallet edhe Trajner i Vitit në Kosovë. Në vitin 2004 ka marrë kualifikimin e Lartë tëTrajnerit të Hendbollit. Nexhdet Dobroshi - Busha ka qenë trajnerë i të gjitha grupmoshave të reprezentacionit të Kosovës në hendboll. Për momentin punon si trajner KH ''Vëllaznimi" (femrat) dhe reprezentacionit të Kosovës në hendboll (femrat).

Pra, një jetë e tërë, kushtuar lojës së hendbollit! Respekt dhe admirim!, ky shkrim është botuar në monografin e hendbollit dhe është postuar në facebook nga Gëzim Gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test