Favoritët nuk lejuan befasi - Bota Sot
Favoritët nuk lejuan befasi

Hendboll

E premte, 22 qershor 2018

Favoritët nuk lejuan befasi

Më: 23 janar 2018 Në ora: 10:46
Pamje nga një ndeshje

Favoritët, Franca e Suedia nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e grupit të parë të raundit kryesor të kampionatit evropian në hendboll. Në Zagreb, Franca fitoi bindshëm ndaj Serbisë, kurse Suedia arriti poashtu fitore bindëse ndaj Bjellorusisë.
Francezët kanë bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales. Mbajnë vendin e parë në grupin e parë me tetë pikë nga katër ndeshje. Suedia është e dyta me gjashtë pikë nga katër ndeshje. Të gjitha përfaqësueset e grupit të parë tashmë i kanë nga katër ndeshje. Kroacia është e treta me gjashtë pikë, Norvegjia e katërta me katër pikë, ndërsa Bjellorusia e Serbia janë pa pikë dhe të eliminuara tashmë.
39:30 ishte rezultati i ndeshjes mes Francës dhe Serbisë. Raphael Caucheteux dhe Luka Karabatiq shënuan nga shtatë herë për Francën ndërsa numër të njëjtë të golave pati Nemanja Zelenoviq për Serbinë. Me nëntë gola dallim fitoi edhe Suedia ndaj Bjellorusisë (29:20). Nga katër gola për Suedinë i shënuan Hampus Wanne e Albin Lagergren. Uladzislau Kulesh e Artsem Karalek patën poashtu nga katër gola te Bjellorusia. Ndeshjet e fundit në këtë grup luhen më 24 janar: Serbia – Bjellorusia, Suedia – Norvegjia, Kroacia – Franca.
Ndërsa të martën vazhdon gara në grupin e dytë. Ndeshjet e së martës janë: Sllovenia – Spanja (18:15), Maqedonia – Çekia (20:30).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test