Saraçini: Ne do të luajmë në Serbi

Hendboll

Saraçini: Ne do të luajmë në Serbi

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2018 Në ora: 16:36
Pamje nga konferenca, Faruk Shala, Eugen Saraçini dhe Agron Shabani

Kosova U-20, Serbia U-20, Norvegjia U-20 dhe Sllovakia U-20, janë në grupin e 5-të të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat)!  Ndeshjet e këtij grupit do të luhen në qytetin e Kragujevcit në Serbi, por ditë më parë EHF-i ka vendosur që shtetet pjesëmarrëse të këtij turneu të paraqiten pa simbole shtetërore shkaku i rrethanave politike në mes Kosovës dhe Serbisë. Në fakt, Kosova është e mobilizuar për turneun kualifikues dhe pretendon të dalë sa më mirë nga kjo fazë e grupeve.

Në radhët të parë, Federata e Hendbolli e Kosovës, ka kërkuar siguri të plotë në Serbi dhe një garancë të fortë, për faktin se mos të kenë asnjë telashe qoftë më të voglën gjatë udhëtimit apo qëndrimit në Kragujevc.  Vashat tona të enjten në mëngjes nisen për në Serbi. Sfida e parë Serbi – Kosovë do të luhet me 23 mars (16.00) në palestrën e sportit në Kragujevc, ndërsa me 24 mars Kosova ndeshet me Norvegjinë dhe me 25-tin takohen me Sllovakinë.

E para, FHK-ja beson se vashat do të jenë të garantuara në udhëtimin drejt Serbisë dhe gjatë vendqëndrimit.  Eugen Saraçini, kryetar i FHK-së, tha se shpreson se do të jetë ndeshje sportive. “Shpresoj se do të jetë një ndeshje sportive dhe jashtë politikës. Ne i kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për këtë ndeshje. Besoj se ndeshja do të zhvillohet në Kragujevc, edhe pse kjo nuk është e sigurt dhe mund të ndërrojë në çdo çast. Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të cenohet integriteti i askujt, duke përfshirë edhe të vashave tona që do të jenë në Serbi.

Besoj se kjo do të jetë hera e fundit që Federata Ndërkombëtare e Hendbollit do të lejojë që Serbia dhe Kosova të ndeshen, pasi është problematike edhe për ata. Ne kemi qenë në koordinim të plotë me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe kemi vendosur së bashku që të paraqitemi pa simbole shtetërore në këtë turne. Megjithatë, emri ynë figuron qartë dhe për ne kjo është një fitore, ende pa u zhvilluar ndeshja. Ne do të luajmë në Serbi. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat