Kombëtarja e Kosovës zbarkon në Beograd, e rrethuar nga policia serbe, një siguri e lart. Gjithçka është e bllokuar dhe as gjilpëra nuk mund të futet aty ku është kombëtarja e Kosovës U-20 në hendboll (femrat), e cila nesër në orën 16.00, në Kovilovo afër Beogradit, takohen me Serbinë U-20-në ndeshjen e vlefshme të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
"Gjithçka ka shkuar mirë dhe sa u futem edhe në hotelin në Beograd. Pritja është shumë e mirë dhe siguri e lartë", tha mjekja e kombëtares, Erlinda Hakaj për gazetën "Bota sot".