Abazi: Kur jemi kthyer në klub, e kemi gjetur gjendjen e mjerueshme - Bota Sot
Abazi: Kur jemi kthyer në klub, e kemi gjetur gjendjen e mjerueshme

Hendboll

E diel, 27 maj 2018

Abazi: Kur jemi kthyer në klub, e kemi gjetur gjendjen e mjerueshme

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2018 Në ora: 19:29
Lulzim Abazi

Ka vite që klubi me renome i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) nuk është në binarët e duhur dhe vazhdimisht është ballafaquar me telashe të shumta. Pas një periudhe është rikthyer në klub Lulzim Abazi dhe pretendon ta bëjë një ekip të fortë dhe për shtigje të gjata. Kryetari i klubit, Abazi tërë vëmendjen e ka për edicionin e ardhshëm, ndërsa për kampionatin aktual synojnë të jenë sa më lart në renditje dhe të befasojnë edhe për Kupë.

“Kastriotin e shoh më ndryshe. Besoj që veç ka filluar me marrë formën, prej se është bërë kryesia e re, në fakt është rikthyer kryesia e vjetër, e përparmja. Jemi kthyer në klub dhe kemi parë gjendjen e mjerueshme, kështu që kemi marrë vendim së bashku të gjithë, të ecim para dhe ta çojmë në vendin ku e meriton klubi. Për katër vite ka pasur ngecje të mëdha, si me lojtarë, kryesia nuk ka qenë në nivelin e duhur (nuk ka ditur apo nuk ka dashur, aty nuk e dimë). Klubin e kemi gjetur si e kemi gjetur, nuk jemi marrë me të kaluarën kanë ditur apo nuk kanë ditur ata, jemi organizuar në atë mënyrë, që të ecim para e të shohim para, të bëjë ristrukturimin klubit, na ka mbetur edhe disa lojtarë jashtë klubit, pa dëshirën tonë, sipas bisedave që kemi pasur me ta. Besoj se edhe ata do të kenë vendin në klubin amë”, tha Abazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai tregon edhe për vështirësitë që hasën kur e morën klubin. “Kur e kemi marrë klubin, përgatitjet u nisën me vonesë, edhe afati kalimtar ka qenë i mbaruar, nuk ka pasur mundësi të zgjedhjes së lojtarëve, me përjashtim që kanë qenë të lirë disa prej tyre dhe janë kthyer në klub. Planet tona do të jenë më afatgjate, nuk do të jetë veç për një sezon. Do te kemi strategjinë tonë. Sivjet pretendimet tona janë të befasojmë për Kupë dhe në kampionat. Besoj se në garë për Kupë, nëse ekipi është në formë të mirë, lehtë mund të befasojmë që të jemi më lart, pra në finale”, thotë Abazi. Planet e tija janë më shumë për kampionatin e ardhshëm:

“Pretendimet tona janë që në kampionatin e ardhshëm, të fillojmë sa më herët përgatitjet, të bëjmë përforcimet e duhura që i kërkon Shtabi Teknik dhe të prijmë në Superligë, si dhe ta kthejmë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test