Muqolli: Në finale i shoh Besa FamGas – Prishtina, pa e nënçmuar Kastriotin

Hendboll

Muqolli: Në finale i shoh Besa FamGas – Prishtina, pa e nënçmuar Kastriotin

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2018 Në ora: 16:58
Muqolli me ekip

Besa FamGas nga Peja hiqet favorite e madhe në Kupën e Kosovës në hendboll (meshkujt), për faktin se ka edhe përparësinë e terrenit të saj. Besa pretendon fitore kundër Kastriotit të Ferizajt, në gjysmëfinalen që luhet nesër në orën 20.00. “Jemi favoritë! Jemi komplet, nuk e kemi asnjë lojtar të lënduar.

Ante Kukrika çdo ditë po kthehet në formë, është më mirë sepse tërë sezonin ka pas probleme me lëndim dhe tani është i gatshëm. Kastrioti ka ekip të mirë, por me ne u pa në disa lojë në kampionat, në katër ndeshje ka humbur në përballjen me Besën. Ne duhet të luajmë lojën tonë dhe nuk e kemi problem ndaj ferizajasve, edhe pse kam respekt për Kastriotin, por shpresoj se vitin e ardhshëm do të jenë më të denjë. 

Ne, Kastrioti e Prishtina, jemi pothuajse si të barabartë, ndërsa në finale e shoh Besën me Prishtinën, pa e nënçmuar aspak e ekipin e Kastriotit, sepse edhe këta mund me pasur ditën e tyre dhe mund të ndodhë gjithçka”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat