Albina Rugova apo sporti është ambasadori më i mirë i një vendi

Hendboll

Albina Rugova apo sporti është ambasadori më i mirë i një vendi

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 12:20
Albina Rugova

Identiteti kombëtar, shtetëror, kulturor dhe arsimor të një vendi në botë më së miri prezantohet nëpërmes sportit. Jo më kot thuhet se ambasadorët më të mirë të një vendi ne botë janë sportistët dhe sporti. Klubi i hendbollit Istogu vitin që e lamë pas ishte pjesëmarrës në kupat e Europës ndërsa ky është viti i dytë radhazi që klubi nga qyteti i Istogut do të jetë pjesë e kupave të Evropës, që është e arritura me e madhe sportive deri më tani e qytetit të Istogut. Shumë nga hendbollistet e kombëtares së Kosovës janë nga Istogu. Ndeshjen e fundit që kombëtarja e Kosovës zhvilloi në Eindhoven kundër Holandës, kapitenia e Istogut Albina Rugova kishte arritur të jetë prej më të mirave në parket duke i shënuar katër herë nenkampionit botëror Holandës, në këtë mënyrë kishte arritur që të fitoi përkrahjen edhe të fansave holandez që shihen duke bërë foto me flamur kombëtar me hendbollisten e Kosovës. Numër i madh i bashkudhëtarëve kishin udhëtuar nga Belgjika dhe Gjermania për të percjellur kombëtaren e Kosovës dhe hendbollisten Istogase dhe kishin sjellur me vete Flamurin kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat