Trajneri Fadil Kçiku bëri histori me klubin HSG Würm-Mitte, duke u ngjitur në Bayern Liga të hendbollit (meshkujt). Puna e tij dhe suksesi bien në sy të disa skuadrave gjermane, kësisoj ndërroi mjedis.
Kçiku me prejardhje nga Gjilani emërohet trajner i ri i skuadrës TSV Fridberg. “Edhe pse ishte vështirë të largohem, shkaku i kontratës me ekipin Würm, e kam marrë ekipin TSV Fridberg (ish anëtar i ligës së dytë e të tretë në Bundesliga III), klub që pretendojnë të kthehen aty ku ishin në Bundesliga.
TSV Fridberg
Jam i kënaqur me kushtet e me lojtarët”, thotë Kçiku për gazetën kombëtare “Bota sot”. Për trajnerin nga Kosova shkruan edhe gazeta e njohur gjermane “Handball Woche”. Mes të tjera shkruan se ardhja e Kçikut dhe e lojtarit Timo Riesenberg prej ligës së dytë, i shtojnë gjasat që të kthehen aty ku e kanë vendin.