Muqolli trim i fitores së Kosovës

Hendboll

Muqolli trim i fitores së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:57
Muqolli trim i fitores së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës U-20 (meshkujt) pas dy humbjeve shijon fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian U-20. Kosova shënoi fitore me rezultat 32:26 (12:12) kundër Moldavisë, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit A në hendboll, që po mbahet në Mal të Zi. Për moldavët është humbja e tretë, kurse Kosova me fitore arrin në kuotën e dy pikëve dhe renditet në vend të katërt në mes 6 ekipeve sa janë në grup. Trim i fitores së Kosovës pa dyshim është Jon Muqolli me 14 gola, që ka qenë enigmë e pazgjidhur për kundërshtarin. Roman Dodica me 10 gola ishte më i dalluar te Moldavia U-20. Me 25 korrik Kosova U-20 takohet me Austrinë U-20 (15.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat