Trajneri i kombëtares së Kosovës U-18, Fadil Kçiku, me ekipin e TSV Friedberg, e nisën me fitore me rezultat 32:23 kundër Eichenau, në ndeshjen e Ligës së Bayernit në hendboll.
“Fituam lojën e parë e cila ishte lojë që tërë kohën ishim në avantazh me 10 e nganjëherë me 12-13 gola.
Në fund fituam 32:23. Patëm një numër të madh shikues dhe tërë lojtarët i angazhova dhe ishte atmosfere fantastike. Isha i kënaqur me lojtarët për angazhim dhe zbatuan urdhrat e taktikës në sulm e mbrojtje”, tha Kçiku.