Drita pa respekt për Samadrexhën - Bota Sot
Drita pa respekt për Samadrexhën

Hendboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Drita pa respekt për Samadrexhën

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:00
Drita pa respekt për Samadrexhën

Drita e Gjilanit ka vazhduar ecurinë pozitive në Superligën e Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në palestrën në Vushtrri, Drita fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat të lartë, 41:22. Pas pjesës së parë rezultat ishte 21:12 në të mirë të gjilanasve. Dallimi në cilësi në mes të skuadrave ishte i madh dhe kështu në fund fitorja e Dritës ishte mjaft e lartë. Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së tretë të Superligës.

Drita i është bashkuar Kastriotit si skuadrat e vetme që i kanë fituar katër ndeshjet e para.  E ndajnë vendin e parë në tabelë. Vetëm fitore ka edhe kampioni aktual, Besa Famgas, por që nuk e ka luajtur ende ndeshjen e javës së katërt ndaj Zhegrës, për shkak të angazhimeve në skenën evropiane.

Për Samadrexhën ishte disfata e katërt.

Samadrexha – Drita 22:41 (12:21)

Samadrexha: Sh. Maloku, D. Basholli 4, B. Maloku 1, M. Jashari 4, D. Maloku, A. Maloku 2, A. Sopjani 1, S. Maloku, F. Maloku 3, Ah. Maloku 6

Drita: A. Sylejmani, V. Buqinca, S. Maxhera 6, L. Gubetini 9, Sh. Shaqiri 5, G. Misini 7, M. Shahini 6, F. Cimili 3, D. Azizi 1, R. Selmani, H. Mehmeti 1, G. Veliu, L. Mustafa 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test