Kçiku: Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm

Hendboll

Kçiku: Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm

Nga: K. G. Më: 15 tetor 2018 Në ora: 14:35
Kçiku: Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm

Trajneri Fadil Kçiku është i lumtur që me ekipin e TSV Friedberg triumfuan me rezultat 33:25 kundër Rothenburg, në ndeshjen e Ligës së Bayernit në hendboll (meshkujt).

“Ishte një lojë kolektive dhe fituam me plotë meritë. Ishte një kundërshtarë i papërshtatshëm, ku ka lojtare me përvojë nga Liga e parë kroate e sllovake, por me taktikën që patëm në mbrojtje bëmë avantazhin në pjesën e parë dhe udhëhoqëm me 10-12 gola epërsi dhe nuk lejuam aspak që kundërshtari të afrohet në rezultat. Patëm shumë mundësi me shumë, por humbëm tri shtatëshe dhe gjuajtje të pastër (100%) për gol.

Jam i kënaqur që lojtarët zbatuan taktikën dhe fituam me meritë, ku lozën të gjithë lojtarët. Jemi ekipi i vetëm që kemi tri javë që kam 12 lojtare në shënim te golave. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm – fitore”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot’, Kçiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat