Zijaverja që i dha shumë sportit!

Hendboll

Zijaverja që i dha shumë sportit!

Nga: K. Goca Më: 16 tetor 2018 Në ora: 17:51
Faruk Shala dhe Zijavere Salihu-Loshi

Është nga trajneret e rralla në vendin tonë, që punon shumë e flet pak, por gjithnjë kërkon rezultate dhe asnjëherë nuk jep deklarata të mëdha as premtime!

Kjo është Zijavere Loshi-Salihu, dikur hendbolliste e Prishtinës në Ligën e dytë federative të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia, tani kryetrajnere e Prishtinës. Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, si gjithmonë xhentëlmenë, ashtu si di ai, i thuri elozhe të mëdha Zijaveres që ka dhënë shumë për sportin në përgjithësi.

“Me kolegen time të çmuar, Zijavere Loshi - Salihu, pedagoge dhe trajnere, që i dha shumë hendbollit  të Kosovës, qoftë si lojtare prej më të mirave që ka pas Kosova, qoftë si trajnere e dëshmuar që krijoj gjenerata, duke i sjellur qytetit të Prishtinës shumë trofe, shembull për gjeneratat”, kështu ka shkruar Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat