“Operatori që ka neglizhuar punimet në palestër, e ka fituar përsëri kontratën”

Kosova

“Operatori që ka neglizhuar punimet në palestër, e ka fituar përsëri kontratën”

Më: 19 janar 2022 Në ora: 00:51
Muhadin Haziri

Projekti i ndërtimit të palestrës sportive në fshatin Zhegër të Gjilanit qysh nga viti 2017 u bë shkak që një person të arrestohet sot.

I njëjti dyshohet që e ka dëmtuar buxhetin e komunës së Gjilanit në shumë prej 66 mijë eurove, duke i konsideruar të kryera disa punime  tek palestra sportive e që s’kanë përfunduar.

Në lidhje me këtë, kryetari i fshatit të Zhegrës, Muhadin Haziri, ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve që ai ka, i njëjti operator që e ka neglizhuar këtë proces, e ka marrë përsëri lejen për të njëjtin objekt.

“Ne, si kërkesë të kamotshme e kemi pasur që kjo palestër të përfundoj sa më shpejt. Një gjë që dua ta theksoj është se në bazë të informatave që i kemi, ky operator që e ka neglizhuar, i njëjti serish e ka marrë të njëjtën kontratë për të vazhduar punimet”, është shprehur Haziri.

Më tej, ai thotë se vlera e kësaj kontrate në vitin 2017 ka qenë mbi 1 milion euro, ndërsa qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, për vazhdimin e punimeve në këtë palestër ka ndarë 270 mijë euro.

“Albin Kurti ka qenë në vizitë ku edhe ka ndarë një shumë prej 270 mijë euro për vitin 2022, ndërsa në fillim kur ka filluar gurthemeli për këtë vlera ka qenë mbi 1 milion euro”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat