Shqetësuese: Nxënësit në IAAP “Abdyl Ramaj” në Suharekë i gjejnë thikë e boks hekuri në çantën e librave

Kosova

Shqetësuese: Nxënësit në IAAP “Abdyl Ramaj” në Suharekë i gjejnë thikë e boks hekuri në çantën e librave

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 08:56
IAAP

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional që i kontribuon zhvillimit tekniko – teknologjik “Abdyl Ramaj” në Suharekë, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një të mitur, i cili është kapur nga stafi i shkollës me një thikë, e për të mos mbaruar me kaq i kanë gjetur edhe boks hekuri – për çka u detyruan ta njoftojnë Policinë.

Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar mjetet, teksa nxënësi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat