Lulzim Fejzullahi, shqiptari mes shumë personaliteteve në librin "Njerëzit e famshëm në Gjermani dhe Austri

Kultura

Lulzim Fejzullahi, shqiptari mes shumë personaliteteve në librin "Njerëzit e famshëm në Gjermani dhe Austri

Nga: Maksim Gjokaj Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Lulzim Fejzullahi

Ju kujtohet muaj më parë ne ju kemi sjellë para jush një shqiptar mjaft të njohur, falë punës, talentit dhe ambicies së tij në Austri. Besoj se e keni të qartë se flitet për Lulzim Fenzullahi me origjinë nga Klina por që jeton thuajse dy dekada në Austri, e ku menaxhon disa biznese hoteletie në Traunsee atje, por dhe i besueshëm e mjaft i dashur jo vetëm për komunitetin shqiptar atje por për të gjithë vendin, e tani është dhe anëtar në kuvendin komunal.

Por nuk janë vetëm mediat shqiptare dhe ato lokale që i kanë bërë jehonë personazhit të tij që ia vlen ta ndjekësh, por në librin që sapo është publikuar me titull "Njerëzit e famshëm në Gjermani e Austri" ai është i vetmi shqiptar aty me një super biografi e përshkrim real për të.

Në mes shumë personaliteve si Presidenti i Gjermanisë, apo zonja e hekurt kryemistrja Merkel, Kryeministri i Austrisë, artistë, personazhë të njohur në këto dy shtete të fuqishme dhe jo vetëm por të njohur për fuqinë dhe gjërat që kanë bërë në tërë europën, ndodhet dhe Lulzim Fejzullahi.

Ky libër gjendet kudo tashmë në Austri, Gjermani e Zvicër e shpresojmë se një ditë do të përkthehet edhe në shqip, e atje ku ka dalë është një orientim i mirë për nxënësit për tu njohur me shumë personalitete që kanë lënë e po vazhdojnë të lënë gjurmë me punën dhe profesionin e tyre.

Ndërsa mësojmë se vetë Lulzimi është befasuar kur e ka parë veten në këtë libër në mesin e emrave më të fuqishëm në evropian. Po ku do të jëtë suksesi i rradhës për shqiptarin tonë Fejzullahi pritet ta shohim!.BS.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat