Kitara e Elvis Presley, çmimi fillestar 350 mijë dollarë, ankandi mbledh sendet me vlerë të shumë artistëve

Kultura

Kitara e Elvis Presley, çmimi fillestar 350 mijë dollarë, ankandi mbledh sendet me vlerë të shumë artistëve

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:53
Kitara e Elvis Presley

Sende, instrumente muzikore të përdorura nga Elvis Presley,  Elizabeth Taylor dhe Bob Dylan do të jenë pjesë e ankandit Artifaktet e Hollywood dhe muzikës që pritet të zhvillohet në New York.

Pjese kryesore e këtij ankandi  konsiderohet të jetë një kitarë e rrallë e vitit 1968 Hagstrom Viking II e Elvis Presley e përdorur gjatë rikthimit special në televizion, çmimi fillestar i së cilës është  350,000 dollarë.

 “Ka kaq shumë foto ikonike të tij dhe veshjes së  bukur prej lëkure të zezë, me këtë kitarë të kuqe qershie dhe të gjitha siluetat e mahnitshme pas tij. Kaq shumë foto mahnitëse të tij duke e përdorur kitarën gjatë speciales dhe kjo patjetër shënoi rikthimin e këngëtarit në muzikë. Pra, ndoshta është një nga momentet më të rëndësishme në të gjithë karrierën e  artistit,” – u shpreh Brigitte Kruse, themeluese dhe drejtuese e ankandit GWS.

Sende të tjera të Presley që janë në shitje  përfshijnë një gjerdan dhe një unazë.

Ankandi gjithashtu do të ofrojë një shans për të parë video origjinale të papublikuara më parë. Bizhuteritë nga Elizabeth Taylor dhe këngëtarja Janis Joplin janë gjithashtu në shitje.

Drejtuesja e ankandit Krause tha se u deshën shtatë vjet për të kuruar artikujt që gjithashtu përfshinin thesare nga Marilyn Monroe, Muhammad Ali dhe Michael Jackson.

Shitjet në ankand fillojnë në 27 Mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat