Shënohet dita e poezisë – pa asnjë poet!

Kultura

Shënohet dita e poezisë – pa asnjë poet!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 mars 2022 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Klubi letrar “De Rada” i Ferizajt është një ndër klubet më të vjetër në Kosovë, me një traditë prej 5 dekadash. Nëpër këtë klub kanë kaluar emra të njohur të shkrimtarëve. Mirëpo kohëve të fundit ky klub është duke u udhëhequr nga persona, të cilët pak, për të mos thënë aspak, nuk kanë lidhje me letërsinë. Ajo çka pamë në faqen e këtij klubi në Facebook është për t’u habitur!

Ky klub ka organizuar një orë letrare në vigjile të 21 marsit, ditës së poezisë. E pakuptueshme është fakti se në këtë orë letrare nuk ka marrë pjesë asnjë poetë. Sipas udhëheqësve të këtij klubi, që dikur ka qenë krenaria e qytetit, le të kuptohet se në Ferizaj nuk ka asnjë poetë që mund të jepë kontuributin e tij në fushën e poezisë.

Megjithatë, gjërat nuk janë kështu siç orvatet t’i paraqet udhëheqësia e këtij klubi. Në Ferizaj ka poetë mjaft cilësorë, të cilët janë të njohur jo vetëm në qytetin e Ferizajt, po edhe në Kosovë e më gjerë, të cilët nuk e shohim të arsyeshëm t’i theksojmë në këtë rast.

Mirëpo, injorimi i poetëve, po edhe i shumicës së shkrimtarëve feriztajas nga ana e Klubit “ De Rada”, sidomos në një ditë që është e veçantë, dëshmon për një mungesë jo serioze që i kushtohet letërsisë në përgjithësi nga organet udhëheqëse të qytetit të Ferizajt. Është mëse e qartë se kultura, sidomos letërsia nuk duhet margjinalizuar në atë masë sa krijuesit e mirëfilltë të lihen anash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat