Referendumi

Kultura

Referendumi

Nga: Safet Sadiku Më: 20 tetor 2022 Në ora: 09:04
Safet Sadiku

Shqipëri-Kosovë:“Referendumi i Parë“

Te dera ime paska ardhë

Po i bie ziles te secili shqiptar

Referendumi po troket në derë

Në çdo shtëpi e çdo familje

Eja më merrë vetëm njëherë

Unë të ndryshojë dhe të edukojë

Pasi të gjithë juve do t’iu përqafojë

Secilit qytetar nga një vend pune ja afroi

Nuk do të ketë më anarki

Por vetëm administratë 

Me saktësi dhe etikë e pendantëri

Referendumi një ngjarje historike

Vetëm nënshkrimin kërkon nga ne

Projektin e shqiptarisë në dorë e ke

Në dorë e kemi me një votë legale

Dua të votojë për një Shqipëri Kombëtare 

Për të ndryshuar këtë histori

Shtatë republikat janë një Shqipëri

Kudo legjitim flamuri Kuq e Zi

Në çdo cep e në çdo shtëpi 

Gjithë shqiptarët me një shtetësi

Republikat e Shqipërisë-logo për siguri!

Jemi një komb me shumë ardhmëri...

Nuk i nënshtrohemi fashizmit Serbo-Rusi

Në të gjitha republikat tona në Shqipëri!

Të valojë flamuri Kuq e Zi! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat