Alarmi

Kultura

Alarmi

Nga: Musa Ahmetaj Më: 19 prill 2023 Në ora: 12:07
Autori Musa Ahmetaj

Që nga jugu deri në veri

Me shpejtësi u dha haberi

Kush nga ju e ka puthur Fatën

Eshtë më mirë të ikën natën

Këto fjalë sikur i barti era

Përgatiten qirinjë dhe fenera

Herë nga mesi e herë nga fundi

Gati u boshatisë tërë katundi

Kur e pa që tërë po dalin

E mori edhe hoxha fjalën

Jam në rrjedhë, nuk jam i humbur

Edhe unë vec njëherë e kam puthur

Pasi kështu na qenka puna-

Foli edhe hoxhë Efendija

Nuk ka vend këtu as për mua

M'i sillni njato jemenija

Nuk e shikonin njëri tjetrin

As nuk përshendeshin për dore

E formuan kolonën e gjatë

Morën rrugën për në laboratore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat