Këtej e andej Ibrit

Kultura

Këtej e andej Ibrit

Nga: Dedë Preqi Më: 3 maj 2023 Në ora: 08:57
Dedë Preqi

Këtej e andej Ibrit,

Është tokë dardane,

S’janë gjithë të një brumi

Por pa dallim të një ane.

 

Valët e Ibrit sikur të dehura

Ato shpesh herë po trazohen,

Dikush thotë, se djajtë nën urë

Rrinë t’fshehur përgjojnë në zgurrë.

 

Këtej e andej Ibrit ska kufij njerëzor

Ura mbi lum brigjet i bashkon,

Ajo i hap krihet sikur një shqiponjë

Njerëzit t’lirë të lëvizin e të qarkullojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat