Shtegu i pafundësisë

Kultura

Shtegu i pafundësisë

Nga: ELVIRA ZENELI Më: 5 maj 2023 Në ora: 09:22
Autorja Elvira Zeneli

Eci shtegut te pafundësisë

Nga marrëzitë e kësaj nate

Digjem si furrë

Ah, kjo erë misterioze

Çfarë po bën

Pse nuk më lëshon

Por më mban pezullë

Sytë dritëzbehtë të shpresës po

Më ndjekin si hije e shëmtuar

Dhembja duket e moçme

Përpiqesh ta ndërrosh udhën

Por zemra nuk të bindet

Të gjithë jetojnë në botën e marrisë

Nuk e shqyen dot harresën

Nuk mundesh jo

Pushtuesen absolute të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat