Mbyllet edicioni i 11 i festivalit folklorik mbarëkombëtar në Gjirokastër

Kultura

Mbyllet edicioni i 11 i festivalit folklorik mbarëkombëtar në Gjirokastër

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 23:24
Foto nga vendngjarja

Për 8 ditë me rradhë tingujt, ngjyrat, zërat, kostumet e traditës, pushtuan kalanë e gurtë duke e kthyer Gjirokastrën në kryeqendrën e folklorit. 1200 artistë nga mbarë trojet shqipfolëse dhe diaspora u bënë pjesë e edicionit të 11-të të Festivalit Folklorik Kombëtar, një edicion që do të mbahet mend gjatë.

Por Festivali folklorik nuk ishte vetëm prezantimi i grupeve të folklorit në skenën e kalasë.

Përgjatë 8 ditëve, qyteti ka gëluar nga një seri aktivitetesh të larmishme kulturore që nisnin prej orëve të para të ditës dhe përmbylleshin deri pas mesnate me koncertet madhështore organizuar në “Sheshin e Çerçizit” ku interpretuan disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

I gjithë ky event tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve të huaj, ndërsa kërkesat për akomodim i tejkaluan kapacitetet e hoteleve dhe bujtinave të qytetit.

Përgjatë 8 ditëve Gjirokastra ka qenë në një festë që e ktheu qytetin dhe Shqipërinë kryefjalën e artikujve kulturorë të mediave më të rëndësishme botërore.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat