Një shembull i rrallë përshkrimit të ndjeshmërisë

Kultura

Një shembull i rrallë përshkrimit të ndjeshmërisë

Nga: Baki Ymeri Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:56
Libri

Remzi Basha punon, jeton dhe shkruan në Malmo të Suedisë. Pena e tij dëshmon për një kulturë perëndimore që kërkon një vëmendje më të madhe nga instancat e kulturës, përfshirë edhe kritikën. Në krijimtarinë e Tij kam konstantojmë se është shumë inteligjent kurse librat e tij duhet të lexohen nga shumë të tjerë, përfshirë dhe ata të cilët kanë më shumë aryse të ndjekin një rrugëtim të ri të të shkruarit në gjuhën amtare. Shkrimet dhe krijimet e tij e bëjnë lexuesin të ndjehet dhe të bëhet një shembull i përshkrimit të ndjeshmërisë.

Remzi Basha e ka bërë këtë me një profesionalizëm dhe me përkushtim, duke ndjekur pikërisht më të mirën e mundshme për të afruar tek lexuesi një esencë të qëllimit dhe ideve. Librat e tij janë botuar me një estetikë briliante dhe me një përkujdesje të veçantë. Në aspektin e ndjeshmërisë së dashurisë, poeti është pjesë e kulturës dhe identitetit kombëtar të diasporës shqiptare. Pse? Sepse ndjeshmëria është e mundur vetëm brenda kufijve të identitetit të një populli që ka limdur për trimëri, besnikëri dhe dashuri.

Poezia e Remzi Bashës është një poezi që sjell aromë vendlindje. Çdo poet, në rrugëtimin e tij të krijimtarisë, herë pas here ndjen nostalgjinë e poezive të para. Vetë titujt e poezive të tij, janë një orientim drejtë shtigjeve poetike, drejtë së panjohurës, drejtë emocionit, që të dhuron çdo varg. E veçanta e Remziut në lëmin e poezisë, është se kultura kombëtare i ka shërbyer për të hymnizuar fjalën e bukur poetike, duke sjellë më të bukurën e verbit poetik. Përvoja e tij si arsimtar dhe letrar, i dha mundësinë për të qenë më afër me letërsinë.

I lindur në njërin nga fshatrat më të bukura të Kosovës, në Sllapuzhan të Therandës, pozia e tij vazhdon të ketë frymën e vendëlindjes, sepse fshatin e ka burim frymëzimi. Kush pat thënë vallë se ”poetët jetojnë dhe vdesin. Jetojnë kur poezia e tyre u bën ballë rrjedhave të kohës, dhe vdesin kur nuk thonë asgjë, nuk arrijnë të të përcjellin verbin poetik në shpirtin e lexuesit. Poetët “vdesin”dhe i harrojmë me heshtjen tonë mbytëse, se “kurora e lavdisë” së tyre i përket një kohe tjetër, tani kërkohet një poezi ndryshe”. Vërtetë, që poezia evoluon, duke kërkuar horizonte të reja, ashtu si shpirti njerëzor, që kërkon hapësira të reja, por poezia që brenda ka shpirtin dhe zemrën e poetit tund këmbanën e shpirtit dhe në amshim.

E tillë është dhe poezia e Remzi Bashës që nuk e anashkalon emocionin që e ka ndjerë dhe që e ndjen. Poezitë e rij kanë një rezonancë të fortë aktuale, një mesazh të shumfishtë bashkëkohor dhe koncentrim vlerash. Këtë e kupton, jo thjeshtë se vargu artistik është i shkruar në vetë të parë, por se është i dukshëm uniteti artistik i personazhit me autorin e poezive, duke krijuar ura shpirtëore komunikimi me lexuesin: Ç'të kujtoj më parë moj mike/ Sytë e mëdhenj apo buzët me lëng/ Ta dish dhe ta dish, moj shpirtë/ Se tani koka ime ma bën dëng!/ Malli i vjetër është si vera e vjetër/ Sado kalon kohë bëhet më i çmuar/ Flas me vete dhe s'kam ç'them tjetër/ Se malli për ty më ka pushtuar…!

Ky është dhe parim estetik për poetin ë bazohet tek e bukura, për të cilën ai i qëndron besnik shpirtit poetik, paktit me më të të bukurës shpirtërore. Prandaj gjykimin për librat e tij po e trajtoj në anën estetike, për të zbuluar më të bukurën shpirtërore që ka dashur poeti të shprehë në komunikimin me lexuesin. Në poezinë e Remziut ndjehet zëri i zemrës, gëzimi, bota e pasur shpirtëtrore, kulti i dashurisë dhe kulti i vendlindjes. Remzi Basha errdhi në poezinë shqipe me një horizont të ri poetik, për të zënë vendin si një zë i veçantë, duke pasur një këndvështrim të ri për realitetin, njeriun, dashurinë, vendlindjen dhe Atdheun.

Vendlindja dhe Atdheu i tij janë një koncept gjeografik, estetik dhe shpirtëror. Vendlindja për poetin është fshati, qyteti, fushat, mali, deti, lumi, ashku i tokës së lëruar me përmendë, që është bërë gati për tu mbjellë, këmborët e bagëtive që kullosin luginat e bukura të Sllapuzhanit, aroma e luleve dhe aroma e gjethit të natyrës shqiptare. Bota poetike e Remzi Bashës e tejkalon mënyrën e konceptimit të realitetit, duke krijuar një realitet artistik që synon drejtë ndjenjës: Sado që është sport i rëndë për moshën time/ Edhe ti je si zog mali që cicëron tek tenda ime/ Po të them se për ty e ngrita prapë dollinë/ Kur gjumi më zuri, unë gjeta prapë dashurinë.

Autori, në vetvete tenton të sjellë një këndvështrim të ndryshme për këtë temë primare në letërsinë shqiptare, për vetë faktin e një periudhe aq sa të largët, po aq dhe shumë të afërt në kohë. Temat, motivet, personazhet e librave të tij, anë po ato që përgjithsisht ka poezia lirike shqiptare: dashuria e përjetuar, simboli i së bukurës që identifikohet e përfitohet si femër: Ti moj zana ime më erdhe në gjumë/ Erdhe m'u shfaqe në gjumë, gjumi mori arratinë/ Tani me ty paskam punë, edhe më s'e mbylla synë/ Kur ka dasëm, s'shkoj për shkarpa, por për vasha/ As që pyes ç'ndodh më prapa si kiameti të vijë pas!

Në këto poezi është dhe dilema, konflikti midis shpirtit dhe qenies, midis të mundshmes dhe të pamundshmes, midis realitetit dhe ëndrrës, midis asaj që ke e sheh dhe asaj që të mungon dhe do dëshiroje ta kishe. Pas kësaj gjuhe të thjeshtë, kur vargu nuk është i komplikuar, zbulohet një shpirt i frymëzuar që lind dhe vdes për dashuri. Remzi Basha sjell një poezi estetikisht të shtresuar në një mori konceptesh filozofike, nëpërmjet figurave stilstike me një gjuhë artistike, ku hera herës parabola mbart një simbolikë që tejkalon rrefimin poetik, me një ndërtim stilistikor, ku na jep tabllon e një jete që mbush e zbrasë hojet shpirtërore të njerëzve, që shkojnë përshtat shijeve estetike të lexuesit.

Nl disa nga krijimet e tij, poeti vendin kryesor e rezervon natyrshëm për vendlindjen. Për të, vendlindja është pasuri që si bie vlera asnjëherë dhe që vjenë si dritë zemre, kurse drita e zemrës është më ndriçmtare se sa drita e syve. Në disa poezi, autori vlerëson gjënë më të shtrenjtë, vendin ku u lind dhe u rritë, ku mori mësimet e fëmijërisë, ku përjetoi gëzimet dhe kujtimet, aty ku u formua dhe hodhi hapat drejtë rrugës së jetës. Autori duke qenë patriot, shpreh dashuri për vendlindjen dhe frymzohet nga kjo dashuri, ku mbretëron fryma kombëtare. Por, në vargjet e tij, mbi të gjitha zotëron dashuria dhe ndjeshmëria.

Vargjet e tij tregojnë më së miri portretin e vendëlindjes, e cila është një copëz nga Atdheu, se dashuria për Atdheun fillon nga vendlindja dhe autori sjellë dritën e mëngjesit duke e parë në këndvështrimin epiko-lirik. Vendlindja dhe Atdheu nuk ka vetëm epikën, forcën, burrërrinë, trimërinë, heroizmin por dhe lirikën, dashurinë njerëzore. Atdheu ka nevojë për atë ndjeshmëri, që për autorin është tokë e shenjtë, ku çdo pjesë e saj tregon origjinën e tij. Përmes vargjeve kushtuar Sllapuzhanit, autori shpalos një pamje të vendlindjes me një kumt poetik, i përfituar nga gjuha poetike, e cila shprehet nga marrëdhënia e fjalëve me gjuhën poetike që përdoret në tekstin e krijimit konkret.

Fjala poetike për autorin është çelsi i shprehjes poetike. Poeti shkruan me zjarrin e zemrës dhe shumicën e vjershave të tij ia kushton dashurisë. Ai dashuroi një jetë të tërë. Zemrën e përvëloi me zjarrin e saj. Dashuria mbjell dashuri. Një ndjesi dashurie e cila shprehet pa fjalë të mëdha, por autori ka ecur si akrobati në fije të telit, që shpreh ndjesinë e bukur të dashurisë, të ndjenjës së pastër njerëzore, ku fjalët e gjetura, mendimi poetik për dashurinë ecën me të njëjtën linjë me shprehejen poetike: Flokët bjond, fytyrë purpur dhe shëndeti i harlisur/ Të jepë dritë e të jepë nur, mendja ime merr të krisur/ Rri pozon sikur dhe nuk pyet, sikur je i shastisur/ Ky pozim mua më ngetë, ndaj dhe mendja mbetë aty./ E shikon që dhe pëlqehesh, tutje-t'hu zë bën sfilatë/ Nga pëlqimet sikur dehesh dhe na shpie në mëkatë./ Mendja del nga burgjia, kush prej nesh nuk u trullos/ Aq e madhe asgjësia, saqë gati jap sinjalin se u sos...

Autorit i mjaftojnë fjalët e përditshme për të shprehur ndjenjat e tij në mënyrë të thjeshtë. Dashuria për autorin e zotëron, jo vetëm botën e brëndshme, por edhe universin. Poeti në vargjet e tij, tregon se vendlindja është “tokë e premtuar” por kjo “tokë e premtuar” është gjithnjë më e largët për poetët, të cilët gjithsesi bëjnë sakrifica sublime për ta përjetësuar në vargje e tyre, siç vepron edhe Remzi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat